Shpallet në kërkim shtetasi i Kosovës, e shiti një veturë të vjedhur në Shqipëri mbi 140 mijë euro - NACIONALE

Shpallet në kërkim shtetasi i Kosovës, e shiti një veturë të vjedhur në Shqipëri mbi 140 mijë euro

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Shqipërisë ka shpallur në kërkim një shtetas të Kosovës nën dyshimin se shiti në Shqipëri një veturë të vjedhur “BMW M-8”, vlera e të cilës është rreth 140 mijë euro.

Operacioni “Stolen line” është duke u zhvilluar në Shqipëri.

Vetura BMW dyshohet se është vjedhur në Gjermani. Që nga nisja e operacionit janë sekuestruar 5 vetura.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se vetura është sekuestruar në Vorë dhe është ndaluar edhe blerësi i beturës, shtetas i Shqipërisë.

Lajme të ngjashme