Shpallen rezultatet për katër pozitat udhëheqëse në administratën e QKUK-së, këta janë emrat
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka shpallur rezultatet përfundimtare të konkursit për katër pozita udhëheqëse në administratën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas njoftimit, për katër sektorët janë përzgjedhur kandidatët që kanë marrë pikët më të larta në testimin me shkrim dhe intervistën verbale, shkruan Gazeta Shneta.
Për pozitën Shef i Sektorit të Pronës, fituese është shpallur Havushe Rexhepi, e cila ka marrë gjithsej 75.3 pikë.
Në pozitën Shef i Sektorit të Sistemit të Informimit Shëndetësor është përzgjedhur Flamur Jaha, me gjithsej 73.4 pikë.
Ndërkaq, për pozitën Shef i Sektorit të Ushqimit, fitues është shpallur Fisnik Dobra, me 80.9 pikë në total.
Për Shef i Sektorit të Mirëmbajtjes së Pajisjeve Mjekësore, i përzgjedhur është Berat Krasniqi, me gjithsej 79.5 pikë.