Shpallen fajtorë 8 persona për sulmin në lokalet e Rizës e te “Missini”, dënohen me 28 vjet burgim
Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpallur fajtor të akuzuarit – B.S, A.K, V.N, A.P, A.M, F.C, G.I dhe D.TH – që ngarkohen si grup kriminal dhe dyshohen për hedhjen e granatave të dorës në lokalet “Missini” dhe “Rizza Hair Salon”.
Ata janë dënuar me 28 vjet burgim.
Nga akuza u liruan 3 të tjerë të cilët akuzohen për pjesëmarrje në organizim të grupit kriminal, si “Vrasje e rëndë”, “Detyrimi”, “Shkaktimi i rreziku të përgjithshëm”.
A.P është më i dënuari me 4 vite e 10 muaj burgim, 1 mij euro gjobë për veprën penale “Detyrimi”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Deklarim i Rremë”.
A.K, B.S, dhe V.B janë dënuar me 4 vite burgim secili për veprën penale “ Shtyrje në kryerjen e veprës penale” dhe “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Me 3 vite burgim janë dënuar F.C, G.I, dhe D.R për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Për ndihmën e kryerjes së veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, A.M është dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim.
Më së paku është dënuar L.B, i cili u shpall fajtor për posedim të paautorizuar i narkotikëve dhe substancave narkotike, me 4 muaj burgim dhe 500 euro gjobë.