Short i vështirë për Golden Eagle Yllin, do të përballet me Benfican në Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Short i vështirë për Golden Eagle Yllin, do të përballet me Benfican në Ligën e Kampionëve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Golden Eagle Ylli do të përballet me Benfican në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve në basket.

Skuadra nga Suhareka nuk është që ka pasur shumë fat në short, pasi do të përballet me gjigantin portugez.

Kundërshtarët e mundshëm ishin Benfica, Breogan, Chemnitz dhe Kormend, mirëpo skuadra kosovare kishte “fatin” të përballet me ekipin më të vështirë.

Ndërkohë data se kur do të zhvillohet kjo ndeshje do të mësohet më vonë.

Lajme të ngjashme