Shoqërohen në polici tetë persona që penguan dhe lënduan personat zyrtarë në Kaçanik - NACIONALE

Shoqërohen në polici tetë persona që penguan dhe lënduan personat zyrtarë në Kaçanik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka shoqëruar tetë persona në stacion pasi dyshohet se kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës.

Rasti ka ndodhur në komunën e Kaçanikut.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, lendime kanë pësuar disa persona zyrtarë.

Tetë persona janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR

Kaçanik 27.08.2023-00:30. Tete persona te dyshuar janë shoqëruar ne stacion pasi që te njëjtit kishin penguar personat zyrtar ne kryerje te detyrës zyrtare, ku edhe ka rezultuar me lëndim te disa personave zyrtar. Te njëjtit me vendim te prokurorit pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje.

Lajme të ngjashme