Një burrë raporton në polici se dikush ia ka vjedhur Golf 2-shin në Fushë Kosovë
Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e llojit Golf 2 në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, rasti është në procedurë hetimore.
Raporti i plotë:
VJEDHJE E VETURËS
Fushë Kosovë 27.08.2023, 07:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit Golf II. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti ne procedure hetimore.