Shoferi i një veture ik nga Policia: Pasi arrestohet i sulmon policët brenda stacionit
Një rast i çuditshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë.
Njësitet Policore kanë tentuar ta ndalin një veturë, mirëpo shoferi ka ikur duke mos përfillur urdhrat.
E më pas, ai pasi është arrestuar ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor brenda stacionit.
Njoftimi:
Njësitë policore gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë tentuar që të ndalin një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, i cili duke mos përfillur urdhërat e zyrtarëve policor me veturë, ka ikur nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin i dyshuari është arritur të arrestohet dhe pasi është dërguar në stacion policor, i njëjti e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.