Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në rrezet e diellit, sot temperatura të larta në Kosovë
Sipas IHMK-së sot në vend do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 31°C deri në 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj Instituti Hidrometeorologjik ka rekomanduar shmangien ekspozimit të drejtpërdrejtë në rrezet e diellit nga ora 10:00 deri në 17:00.
Po ashtu, rekomandohet përdorimi i mjeteve mbrojtëse nga dielli dhe konsumimi i ujit.