ShKShMK i del në ndihmë një shtetase bullgare, ishte ngujuar në një terren të vështirë në Grykën e Deçanit - NACIONALE

ShKShMK i del në ndihmë një shtetase bullgare, ishte ngujuar në një terren të vështirë në Grykën e Deçanit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se kanë pranuar një emergjente nga një shtetase bullgare në shtegun e Via Ferrata-s në Deçan.

Sipas njoftimit, shtetasja bullgare kishte përfunduar shtegun e Via Ferratas, por gjatë kthimit në llogaritje jo të mirë të kohës kishte dalë nga shtegu dhe kishte humbur orientimin duke u ngujuar në një terren të vështirë në anën e djathtë të Grykës së Deçanit.

Një ekip i ShKShMK i përbërë me anëtarë nga stacioni i Deçanit dhe Pejës menjëhërë kanë identifikuar pozicionin e saj gjeografik dhe janë nisur për kërkimin e saj. Të humburës i është dhënë ndihma e parë, pastaj është evakuar deri tek pikënisja e shtegut të Via Ferrates. Operacioni zgjati rreth 6 orë dhe u mbyll në orën 24:00.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme