Shkrimtarim Salman Rushdie largohet nga ventilatori dhe është në gjendje të flasë - NACIONALE

Shkrimtarim Salman Rushdie largohet nga ventilatori dhe është në gjendje të flasë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkrimtari Salman Rushdie është hequr nga ventilatori dhe është në gjendje të flasë sërish, një ditë pasi u godit me thikë.

Rushdie, 75 vjeç, u sulmua teksa fliste në një ngjarje në shtetin e Nju Jorkut, raporton BBC.

Agjenti i tij, Andrew Wylie, konfirmoi lajmin për mediat amerikane, por më parë kishte thënë se shkrimtari mund të humbasë një sy si pasojë e sulmit.

Rushdie është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij "Vargjet Satanike", të cilin disa muslimanë e shohin si blasfemi.

Personi i akuzuar për sulmin u deklarua i pafajshëm për vrasje në tentativë të shtunën dhe është lënë në paraburgim.

Hadi Matar, 24 vjeç, akuzohet se ka dalë në skenë dhe ka goditur me thikë Rushdie të paktën 10 herë në fytyrë, qafë dhe bark. Pas sulmit, Wylie tha se Rushdie kishte pësuar nerva të prera në njërin krah, dëmtim të mëlçisë dhe ka të ngjarë të humbiste një sy.

Ndërsa gjendja e fundit e autorit nuk është përditësuar ende, disa kolegë shkrimtarë dhe studiues postuan në Twitter ku zbuluan se romancieri tani ishte në gjendje të fliste.

Michael Hill, presidenti i institucionit Chautauqua ku ndodhi sulmi, gjithashtu postoi lajmin në Twitter.

Rushide u sulma pak çaste para se të mbante fjalimin e tij në Amerikë.

Lajme të ngjashme