Shkon në 252 numri i viktimave të tërmetit në Indonezi - NACIONALE

Shkon në 252 numri i viktimave të tërmetit në Indonezi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria rajonale në Indonezi tha të martën se shifra e përgjithshme e të vdekurve nga tërmeti në qytezën Cianjur ka shkuar në 252.

Autoritetet thanë se 31 persona janë ende të zhdukur, ndërsa 377 të tjerë kanë pësuar lëndime. Numri i personave të zhvendosur raportohet të ketë arritur në 7 mijë e 60.

Më herët, shifra e raportuar e viktimave ishte 162.

Lajme të ngjashme