Shkon në 23 numri i viktimave nga uragani “Ian”
Drejtori i Departamentit të Emergjencave të Florida-s, Kevin Guthrie, ka njoftuar se numri i viktimave nga uragani Ian ka shkuar në 21.
Zyrtarët kanë konfirmuar një vdekje afër Orlandos, por 20 vdekjet e tjera nuk janë konfirmuar ende. Guthrie ka thënë se zyrtarëve u duhet pak më shumë kohë, për të vërtetuar se vdekjet e tyre ishin të lidhura më stuhinë.
Ndërkohë, shpëtimtarët kanë përfunduar kërkimet e tyre të para dhe janë duke nisur kërkime më të detajuara, nga të cilat me shumë mundësi do të rritet edhe numri i viktimave.
Në anën tjetër, Karolina e Jugut është në përgatitje pasi uragani Ian është nisur drejt tokës sërish.
Nga parashikimi i motit është bërë e ditur se Ian do të bjerë në tokë nga mbrëmja.
