Shkon në 21 numri i të vdekurve nga tërmeti në Kinë - NACIONALE

Shkon në 21 numri i të vdekurve nga tërmeti në Kinë

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Të paktën 21 persona janë raportuar të vdekur nga një tërmet me magnitudë 6.8 që tronditi provincën jugperëndimore të Kinës të Sichuan, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe lëkundje ndërtesash në kryeqytetin provincial të Chengdu.

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha se, lëkundjet kanë goditur një zonë malore në qarkun Luding.

Sichuan, i cili ndodhet në buzë të Rrafshnaltës Tibetiane ku takohen pllakat tektonike, është vend që goditet rregullisht nga tërmetet.

Ndërsa, së bashku me viktimat, autoritetet kanë raportuar se ka pasur rrëshqitje dheu dhe rënie të gurve nga malet, që kanë bllokuar edhe rrugët.

Tërmeti më vdekjeprurës i Kinës në vitet e fundit ishte një tërmet me magnitudë 7.9 në vitin 2008 që vrau afro 90,000 njerëz në Sichuan. Tërmeti shkatërroi qytete, shkolla dhe komunitete rurale jashtë Chengdu, duke çuar në një përpjekje shumëvjeçare për të rindërtuar me materiale më rezistente.

Lajme të ngjashme