Shkon në 14 numri i viktimave nga rrëzimi i avionit luftarak rus
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së një avioni luftarak rus në një ndërtesë banimi në qytetin rus Yeysk.
Përmes një deklarate në Telegram, guvernatori i rajonit Krasnodar Krai, Veniamin Kondratiev ka shprehur ngushëllime duke njoftuar për numrin e viktimave.
“Tragjedia mori jetën e 14 personave. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe miqve të viktimave”, ka thënë ai.
Kondratiev ka njoftuar se trupi i pajetë i personit të 14-të, është gjetur nga ekipet e shpëtimit gjatë pastrimit të rrënojave.
