Shkon në 13 numri i të vrarëve nga sulmet ruse në Ukrainë - NACIONALE

Shkon në 13 numri i të vrarëve nga sulmet ruse në Ukrainë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Numri i të vdekurve nga sulmet ruse me raketa e dronë në Ukrainë ka shkuar në 13, sipas agjencisë “Associated Press”.

Shumë të tjerë u lënduan e një numër i panjohur i njerëzve u mbuluan nga rrënojat gjatë periudhës së sulmeve që zgjati rreth 18 orë, thanë zyrtarët ukrainas.

Numri i të vdekurve mund të rritet, përderisa përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë, raporton gazeta “The Guardian”.

Në mesin e ndërtesave për të cilat raportohet se janë dëmtuar në pjesë të ndryshme të vendit kishte blloqe banesore, shkolla e një spital materniteti.

Zyrtarët ukrainas u kanë bërë thirrje aleatëve perëndimorë që ta furnizojnë Ukrainën me më shumë armatim për mbrojtje ajrore për t’u mbrojtur nga sulmet si ky i së premtes.

Apelet e tyre vijnë në kohën e shenjave të zbehjes së përkrahjes. Në ShBA është miratuar pakoja e fundit e ndihmave dhe nuk mund të ketë pako të tjera pa miratimin e Kongresit. Ditë më parë, Hungaria bllokoi 50 miliardë euro ndihma të BE-së për Ukrainën.

Lajme të ngjashme