Shkëputet vinçi në një punishte në Prishtinë, lëndohen dy persona – Policia jep detaje
Një aksident ka ndodhur te “Lagjja e Spitalit” në Prishtinë, ku një vinç është shkëputur dhe ka rënë, si pasojë e së cilës janë lënduar dy persona.
Nga ky aksident, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Njësitë relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht, njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, e ka bërë të ditur për Nacionale, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.