Shkencëtari që është kundër Ajnshtajnit i reagon Kurtit: Perfid
Profesori universitar Shukri Klinaku ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Albin Kurti sa i përket takimit me zyrtarët e sindikatave.
Shkencëtari Klinaku - i cili është bërë i njohur me kundërshtimin e Teorisë së Relativitetit Special nga Albert Einstein - thotë se Kurti e përsëriti qendrimin perfid në lidhje me mësimdhënësit.
“E përsëriti edhe sot atë që e tha para një jave. Ai tha: unë jam për fuqizim të sindikatës, prandaj e kam ftuar dy herë kreun e sindikatës që t'i shpallim bashkë vendimet qeveritare!!! A thua, kryeministri ynë (më i mençuri në botë) nuk e kupton se në këtë mënyrë do të shkilej fuqishëm sindikata?!?! “, ka shkruar Klinaku.
