Shkatërrohen mbi 100 shtëpi nga një zjarr i madh në Norvegji - NACIONALE

Shkatërrohen mbi 100 shtëpi nga një zjarr i madh në Norvegji

1 orë më parë

nga NACIONALE

Më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten afër qytetit Drammen, në jug të Norvegjisë, përderisa zjarrfikësit u munduan të luftonin kundër flakës në mot me erë të fortë, thanë zyrtarët për shpëtim.

Tymi i zi e i dendur e mbuloi zonën që ndodhet rreth 50 kilometra në perëndim të Oslos, por nuk pati raportime për viktima apo njerëz të zhdukur nga zjarri, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Më shumë se 60 zjarrfikës punuan për ta shuar zjarrin, ndërsa autoritetet përdorën edhe helikopterë për të hedhur ujë nga ajri.

Policia evakuoi qindra njerëz, pasi zjarri vazhdoi të ishte aktiv dhe gjithashtu u përhap në pyllin përreth shtëpive.

Nuk qe menjëherë e ditur se ku ose si filloi zjarri.

Lajme të ngjashme