Shitblerja e energjisë “fusha më fitimprurëse”, Ymeri: Pastaj del Rizvanolli rrenë me grafika, ndërsa importi 1 miliardë euro
Janina Ymeri e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se "pakrahasimisht" me çfarëdo veprimtarie sot në Kosovë "fusha më fitimprurëse" është shitblerja e energjisë.
Referuar importit prej 1 miliardë euro rrymë gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, Ymeri tha se eksporti "nuk na kthehet neve në fatura" ndërsa importin e paguajnë vetë qytetarët.
Këtu, tha ajo, "rren me grafika ministrja (Artane Rizvanolli)".
"Fusha më fitimprurëse në nivel të Kosovës. Pa krahasim me tjerat bile. Edhe për shkak që ka mrri këtë shifër alarmante, kemi pas rast kur ministrja (Artane Rizvanolli) del me grafikë edhe rren para krejtve edhe rren që ‘nuk o kanë 1 milard’. Dhe, pse? Se grafikën e merr e zbret eksport me import. Nuk shkon ashtu. Se neve eksporti nuk është që na kthehet në fatura. Por, me qëllim për me ulë patjetër shifrën, e merr grafikun e GAP-it, e thotë është 600 milionë. Nuk shkon kështu. Neve importin e paguajmë, të mirat e eksportit nuk i gëzojmë," tha ajo në T7.