Shijojeni të shtunën, këto janë temperaturat për sot
Gjatë kësaj fundjave pritet që në vendin tonë të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.
Kështu ka bërë të ditur "Prishtina Weather". Sidoqoftë, sipas kësaj faqeje, do të ketë edhe vranësira kalimtare.
“22.10 - Ngrohtë, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare kohë pas kohe.
23.10 - Kryesisht me diell dhe ngrohtë. Ditën me vranësira kalimtare.
24.10 - Më ngrohtë, me kthjellime e diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.
25.10 - Shumë ngrohtë, e kryesisht me diell.
26.10 - Pas mëngjesit me mundësi për mjegull, ditën pjesërisht vranët, mbetet ngrohtë”, thuhet në njoftim.
Sipas "Prishtina Weather", temperaturat do të jenë në rritje: minimalet nga 5C deri në 9C e maksimalet deri në 23C, ditën e diel, e deri të martën edhe 25C.
Erërat pritet të fryejnë kryesisht nga jugu e jugperëndimi, të lehta dhe mesatare, me shpejtësi 2 - 9 m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë, mbi vlera normale.