Shijojeni të marten, këto do të jenë tempëraturat për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i ngjashëm me ditët e kaluara, pra me diell të theksuar. Por në vikend ndërkaq parashihen më shumë vranësira.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.
Instituti njofton se fundjava parashihet me kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu.
Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.