Shifra të tmerrshme: Brenda një viti në Kosovë ndodhin deri në 120 aksidente me fatalitet - NACIONALE

Shifra të tmerrshme: Brenda një viti në Kosovë ndodhin deri në 120 aksidente me fatalitet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku ka thënë se numri i të vdekurve dhe i të lënduarve në aksidente të trafikut është shumë i madh. Sipas tij, për çdo vit ndodhin 100 deri 120 aksidente me fatalitet në Kosovë.

Këtë ai e ka thënë në emisionin “Aktual” në RTK me rastin e e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor.

Mazreku tha se 2 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të trafikut që nga viti 2002 në Kosovë, duke shtuar se edhe numri i të lënduarve ka qenë i madh, ndonëse u shpreh i shqetësuar që ky trend po rritet.

Në këtë emision ishte i ftuar edhe Muhamed Krasniqi nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit i cili foli për fushatën “Përkujto, mbështet, vepro” ku tha se qëllimi i saj është parandalimi i aksidentece në trafik.

Prej 2015-s jemi duke organizuar në Kosovë Javën ose Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor. Secilin vit kemi organizuar aktivitete të ndryshme. Kjo fushatë organizohet në gjithë botën për të njëjtën kauzë: për siguri më të madhe në rrugë dhe për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor”, - ka thënë Krasniqi.

Ai tutje tha se meqenëse e gjithë bota kërkon zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve në trafik, edhe Kosova po kërkon për hetimin e plotë të këtyre aksidenteve.

E gjithë bota po kërkon zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve në trafik. Edhe Kosova po kërkon zbardhjen dhe hetimin e plotë të këtyre aksidenteve mirëpo, ashtu si këtu, në gjithë botën kemi një problem, pasi në disa raste persona të caktuar i neglizhojnë këto aksidente. Të aksidentuarit apo familjarët që e kanë humbur më të dashurin e tyre në aksident trafiku asnjëherë nuk e marrin arsyen dhe shkakun”, u shpreh ndërë të tjera Krasniqi.

Lajme të ngjashme