Shfaqet Liburn Aliu, dëgjon një fjalim të zv.presidentes amerikane - NACIONALE

Shfaqet Liburn Aliu, dëgjon një fjalim të zv.presidentes amerikane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Qeverisë Kurti që konsideron se Kosova është shtet i përkohshëm, Liburn Aliu është lajmëruar përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka thënë se bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kanë dëgjuar fjalimin e zëvendëspresidenten së ShBA-së, Kamala Harris.

Ky fjalim ka qenë në përmbyllje të “World Climate Action Summit”.

“Së bashku me Presidenten Osmani, e me mikun tonë ish-sekretarin z. John Kerry, dëgjuam fjalimin përmbyllës e inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike, nga Zv. Presidentja e Sh.B.A-ve, znj. Kamala Harris.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme