Sherifi tallet me takimet e Kurtit në ShBA: Po lavdërohet për takime me “isha” dhe me pensionistë të politikës - NACIONALE

Sherifi tallet me takimet e Kurtit në ShBA: Po lavdërohet për takime me “isha” dhe me pensionistë të politikës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, është tallur me takimet e kryeministrit Albin Kurti në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike në ShBA.

Duke i komentuar njoftimet e kryeministrit për takimet që ka pasur në këtë konventë, ai ka thënë se kjo tregon gjendjen e kryeministrit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kurti po takohet vetëm me pensionist të politikes.

“Veç shiheni në çfar derexhe ka ra, kryeministri lavdërohet që është taku me ISH-a, me pensionist të politikës, si psh me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s George Robertson dhe me ish-Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë Ann Linde…. Krejt çka i ka mbet është që më 9 shkurt të bëhet edhe ky një ISH dhe pastaj le të vazhdojë të shetitet kudo që dëshiron!”, ka shkruar Sherifi.

Lajme të ngjashme