Sherifi: Osmani është në pritje të Kurtit që t’i plotësojë kriteret për të konkurruar për Kryeprokuror
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se më e rëndësishme për të kish me qenë nëse do të ishte bërë Kryeprokuror.
Rreth kësaj deklarate ka reaguar, sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, ku ka thënë se si duket Presidentja Vjosa Osmani, për këtë arsyeje nuk e ka dekretuar Kryeprokurorin deri sot.
“Si duket për këtë arsye Vjosa Osmani deri më sot nuk e ka dekretuar Kryeprokurorin. Mbase është në pritje që Albin Kurti t’i plotësojë kriteret për të konkurruar për Kryeprokuror”, ka shkruar ai.
Deklarata e Kurtit rreth pozitës së Kryeprokurorit, u postua në Facebook nga faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këtë video dëgjohet Kurti duke thënë se kryeprokuror nuk mundet me u bo, dhe se kryeministër është bërë me votat e popullit.