Sherifi, opozitës: Mos kërkoni nga Kurti shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për targat
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ua ka dhënë një këshillë opozitës, OJQ-ve dhe mediave për kryeministrin Albin Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar që të mos kërkojnë nga i pari i qeverisë shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për targat.
Sipas tij, nëse nuk do të mund ta jetësojë këtë vendim, Kurti do të fajësojë opozitën.
“Këshillë për opozitën, OJQ-të dhe mediet: Mos kërkoni nga kryeministri Albin Kurti shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për targat! Sepse, si popullist i regjur që është, nëse nuk do të mund të jetësojë këtë vendim, do ta fajësojë opozitën, duke e akuzuar atë për sabotim të këtij vendimi! Madje, nuk është larg mendsh që të akuzojë opozitën dhe gjithë të tjerët për marrje anën e Vuçiqit. Prandaj, sido që të vendosë le të jetë vendim i tij. Mos i jepni mundësi të hedh përgjegjësinë për dështimin e tij te opozita dhe të gjithë të tjerët!”, ka shkruar Sherifi.