Shërbimi rus: Sanksionet amerikane ndaj Vullinit akt agresioni i ShBA-ve ndaj Serbisë
Siç edhe pritej, Rusia ka dënuar sanksionin që ShBA-ja ia ka bërë shefit të BIA-s serbe Aleksandër Vullinit.
Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë ka deklaruar që ky sanksionim i Vulinit duhet të konsiderohet si akt agresioni i ShBA-ve kundër Serbisë.
“Kjo është një përpjekje e Washingtonit për të ndërhyrë në mënyrë të vrazhdë në punët e një shteti të pavarur dhe një akti i ri i agresionit amerikan kundër Serbisë,” – thuhet në deklaratën e këstij shërbimi.
“Sot kushdo që mbron interesat e veta kombëtare dhe refuzon të kërcejë sipas melodisë amerikane sanksionohet automatikisht,” – vazhdohet tutje.
Ky shërbim rus e vlerëson lart Vullinin duke thënë se sanksionet amerikane ndaj tij janë “provë” që ai është politikan i guximshëm e me orientim kombëtar.
