Amerika e sanksionon shefin e BIA-s, Aleksandër Vulinin - NACIONALE

Amerika e sanksionon shefin e BIA-s, Aleksandër Vulinin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i BIA-s serbe Aleksandër Vulin është futur në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka bërë të ditur Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit.

Vulin kishte qenë më herët ministër i mbrojtjes në qeverinë e Serbisë, ndërkohë që kishte nxitur shumë reagime për shkak të fjalorit dhe politikave agresive e destruktive.

Arsyeja

Sipas njoftimit të publikuar sot nga Departmenti i Thesarit, arsyeja është se Vullin është angazhuar në marrëveshje korruptive që “shtynin përpara agjendat e veta politike apo interesat personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.”

Më tej, Vullin akuzohet se përmes këtyre veirpimeve kishte lehtësuar aktivitetet malinje të Rusisë në Serbi dhe në rajon.

“Thesari nuk do të hezitojë të shënjestrojë akterë që abuzojnë pozicionet e tyre për përfitime personale ndërsa minojnë qeverisjen demokratike dhe efektive në Ballkanin Perëndimor,” – tha Nënsekretari i Thesarit, z. Brian E. Nelson.

“Veprimet e sotme e bëjnë përgjegjës Aleksandër Vulinin për veprimet e tij korruptive dhe destabilizuese që po ashtu kanë lehtësuar aktivitetet malinje të Rusisë në rajon.”

Më tej në njoftim tregohet se Vullini ka qenë i implikuar në krim të organizuar transnacional, në operacione të paligjshme të narkotikëve dhe se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Aty përmendet se Vullini ka mbajtur një raport miqësor me tregtarin e armëve Sllobodan Tesiqin.

Thesari i ShBA-ve akuzon më tej direkt Vullinin se ka përdorur pozicionet e tij publike në Serbi për të mbështetur Rusinë duke i ofruar asaj një platformë për të shtyrë përpara influencën në rajonin tonë.

Megjithatë, aty saktësohet se Departmenti i Thesarit nuk do të sanksionojë BIA-n apo Ministrinë e Punëve të Brendshme, institucione të cilat i drejtoi Vullini.

Kush është Vullini?

Vullin është shquar për retorikën e tij anti-shqiptare duke e përdorur në disa raste termin fyes shiftari në paraqitje publike.

51 vjeçari nga Novi Sadi ka kryer një mori funksionesh të ndryshme. Ai ka qenë madje para-ardhës i Petkoviqit e Gjuriqit si drejtues i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë.

Vullini është themelues dhe ish-president i Lëvizjes së Socialistëve, parti politike që e drejtoi mes viteve 2008 dhe 2022. Po ashtu, Vullini ishte bashkëpunëtor i gruas së Mirjana Markoviqit, gruas së Sllobodan Millosheviqit.

Lajme të ngjashme