Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor: Kujdes në pyje, gropat e drunjëve janë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka dal me një njoftim për situatën me të reshura të borës, duke shtuar se këtë fundjavë sipas parashikimeve pritet të ketë të reshura në të gjithë territorin e sidomos në viset malore.
Sipas Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor reshjet do të jetë të dendura dhe të përcjellura me erëra të fuqishme.
“Këtë fundjavë sipas parashikimeve sinoptike pritet të kemi të rreshura bore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, e sidomos në viset malore. Të reshurat do të jenë të dendura dhe të përcjellura me erëra të fuqishme veriore.” – thuhet në njoftim.
Tutje, nga ky shërbim kanë apeluar për kujdes gjatë skijimit.
“Andaj të keni kujdes gjatë skijimit ( jasht shtigjeve të rregulluara) apo ngjitjeve bjeshkatare në sipërfaqet e pjerrëta malore nga 30°~50° , e sidomos në shtigjet apo kalimet e ekspozuara. Pas rreshjeve të borës pritni për 48 orë të tranzicionit të shtresave të borës. Mos skijoni/ ngjiteni të vetmuar! Planifikoni itinerarin me kujdes dhe njoftoni të tjerët për atë ! Kujdes gjatë skijimit në pyje, gropat e drunjëve janë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse! Nëse zhvilloni aktivitete të ski-bjeshkatarisë doemos posedoni pajisjet obligative për siguri:
-Transmetuesin
-Lopatën
-Sondën
-Çantën e ndihmës së parë
-Helmetën
-Kazmën
-Kthetrat
-Veshmbathje adekuate dimërore
-Telefonin e karikuar
-Llampë,
dhe të gjitha pajisjet e tjera të nevojshme.” – thuhet në përfundim të njoftimit.