Shërbim i ri për grantet në platformën e-Kosova
Platforma shtetërore e shërbimeve elektronike, e-Kosova, ka prezantuar një shërbim të ri për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që veprojnë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).
Njoftimi:
Lansohet shërbimi “Thirrje publike për përkrahjen financiare të NMVM në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”
ekosova.rks-gov.net/640
Hapat që duhet të kaloni:
1. Identifikohuni në Platformën eKosova;
2. Klikoni mbi “Shërbime”;
3. Klikoni mbi “Grante dhe subvencione”;
4. Klikoni mbi “Thirrje publike për përkrahjen financiare të NMVM në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”.
Vëmendje: Për informata shtesë, ju lutemi të informoheni në ueb faqen zyrtare të KIESA.
Platforma e shërbimeve elektronike eKosova