Shëndetësia në krizë: Qeveria ndan 4.2 milionë euro për blerjen e barnave - NACIONALE

Shëndetësia në krizë: Qeveria ndan 4.2 milionë euro për blerjen e barnave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Spitalet kosovare po ballafaqohen me mungesa të mëdha të ilaçeve e materialit shpenzues. Si rrjedhojë, shumë qytetarë ilaçet detyrohen që t’i blejnë vetë.

Duke e parë situatën e krijuar, Qeveria ka vendosur që të reagojë pak.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 4.2 milionë euro për blerjen e barnave esenciale.

Kjo shumë është ndarë pas kërkesës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Qeveria, me shumicë votash, e ka miratuar këtë kërkesë. Kjo shumë e ndarë sot vlen deri në fundvit për blerjen e barnave esenciale.

Lajme të ngjashme