Shembull për t’u ndjekur: Ushtarët e FSK-së dhurojnë gjak në mbështetje të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut - NACIONALE

Shembull për t’u ndjekur: Ushtarët e FSK-së dhurojnë gjak në mbështetje të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës është duke u realizuar aksioni tradicional humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, i cili po realizohet për të dytën herë me radhë gjatë këtij viti.

Aksionit vullnetar të dhurimit të gjakut edhe kësaj radhë i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm i dhuruesve të gjakut nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me qëllim që ti dalin në ndihmë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut është organizuar duke u bazuar në planin operacional 2022, në koordinim me Qendrën e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut( QKKTGJ) dhe sipas planit do të vazhdojë në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës deri më 07 shtator 2022.

Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar në misionin dhe detyrat që ka është e gatshme çdo herë që t’u dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në çdo situatë.

Lajme të ngjashme