Shembet një varrezë në Itali, arkivolet mbeten të varura në ajër - NACIONALE

Shembet një varrezë në Itali, arkivolet mbeten të varura në ajër

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Dhjetëra arkivole kanë mbetur të varura në ajër pas shembjes së një varreze katërkatëshe në Napoli të Italisë.

Incidenti, është i dyti në vend për këtë vit me kritikët që kanë fajësuar menaxhimin e dobët të varrezave në qytetin jugor italian.

Sipas the Guardian, pas incidentit autoritetet kanë mbyllur varrezat Poggioreale, ndërsa ka nisur një hetim i veçantë për shembjen e ndërtesës së mermerit të quajtur Ringjallja, pasi edhe në janar, në një zonë tjetër të qytetit ishte shembur një ndërtesë e ngjashme duke shkatërruar 300 arkivole.

Një incident i ngjashëm kishte ndodhur dhe në shkurt të vitit të kaluar, ku si shkak i rrëshqitjes së dheut ishte shembur një varrezë duke bërë që të bien në det 200 arkivole pranë qytetit Ligurian të Camogli.

Lajme të ngjashme