Shefi i OSBE-së në Kosovë reagon për mbylljen e postës serbe: Urgjente që palët të kthehen në dialog
Drejtuesi i Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Michael Davenport e ka vlerësuar për “urgjencë” rikthimin e palëve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ngjarjet e fundit – mbyllja e zyrave postare në komunat veriore dhe propozimet e rinovuara për hapjen e urës në Mitrovicë/Mitrovica për trafik – kanë nënvizuar urgjencën e kthimit në dialog. Të dyja këto çështje duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE”, ka shkruar Davenport në “X”.
“Por ky duhet të jetë dialog i fokusuar edhe një herë në përmirësimin e jetës së njerëzve të zakonshëm në #Kosovë dhe rritjen e perspektivës për të rinjtë nga të gjitha komunitetet për të jetuar, punuar dhe rritur familjet e tyre këtu”, thotë më tej ai.
But this must be dialogue focused once again on improving the lives of ordinary people in #Kosovo and enhancing the prospects for young people from all communities to live, work and raise their families here. 2/2
— Michael Davenport (@DavenportOSCE) August 7, 2024