Shefi i BE-së në Prishtinë shpreh "keqardhje" që s'i shkuan në takim me ambasadorin amerikan kryetarët e komunave veriore nga VV-ja
Shefi i Zyres së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur pas takimit të sotëm që është mbajtur në objektin e BE-së në Prishtinë.
Ai ka thënë që ka qenë i lumtur që ka pritur ambasadorin amerikan Jeff Hovenier dhe kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Po ashtu, z. Szunyog shfaqi keqardhje që kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk i shkuan në takim.
Por, për çka folën?
Sipas asaj që tha z. Sunyog, kryetarëve iu është kërkuar që të “shfaqin përmbajtje dhe të mos lëshohen në veprime që mund ta përshkallëzojnë më tej situatën.”
Postimi i plotë:
🧵Happy to host @USAmbKosovo and the newly elected mayors of Zvecan/Zveqan, Mr Ilir Peci, and Zubin Potok, Mr Izmir Zeqiri in our office today, with whom we discussed the current developments in northern 🇽🇰Kosovo.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) May 29, 2023