ShBA, përplasen në ajër dy avionë të Luftës së Dytë Botërore
Autoritetet kanë bërë të ditur se të shtunën, në një shfaqje ajrore në Dallas janë përplasur dy avionë të epokës së Luftës së Dytë Botërore, duke e kthyer ngjarjen përkujtimore të Ditës së Veteranëve në një skenë tmerri.
Administrata Federale e Aviacionit, ka thënë se nuk është ende e qartë se sa njerëz kanë qenë në bord në kohën e përplasjes apo nëse ka të mbijetuar.
OMG - two planes collided at ‘Wings Over Dallas’ air show today
— James T. Yoder (@JamesYoder) November 12, 2022
This is crazy
pic.twitter.com/CNRCCnIXF0
Bëhet e ditur se përplasja në ajër ka ndodhur mes një Boeing B-17 Flying Fortress dhe një Bell P-63 Kingcobra, në shfaqjen ajrore Wings Over Dallas në Aeroportin Ekzekutiv të Dallasit.
Bombarduesi B-17 ka luajtur një rol të madh në fitoren e luftës ajrore kundër Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore, ndërsa avioni i dytë, P-63 Kingcobra, ishte një avion luftarak i përdorur në të njëjtën luftë, por vetëm nga Forcat Ajrore Sovjetike.
