ShBA: Mbështetja për Ukrainën do të jetë e palëkundur, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve - NACIONALE

ShBA: Mbështetja për Ukrainën do të jetë e palëkundur, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit ka thënë se administrata e Biden-it është “e sigurt” se mbështetja e ShBA-së për Ukrainën do të jetë “e palëkundur” pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në ShBA.

“Ne kemi pasur… zëra të caktuar të kongresit që ofrojnë pikëpamje të tjera, por Kongresi përfaqëson shumë, shumë mendime të ndryshme dhe mendoj se kemi parë që shumica dërrmuese e anëtarëve të Kongresit, republikanët dhe demokratët, kanë qenë të qartë në lidhje me mbështetjen tonë të qëndrueshme për Ukrainën”, është shprehur Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried në një konferencë audio me gazetarët.

Donfried ka thënë gjithashtu se ajo beson se Bashkimi Evropian është i përkushtuar për të mbështetur ekonomikisht Ukrainën.

Lajme të ngjashme