ShBA kundërshton referendumet në Ukrainë: Nuk do t’i njohim kurrë - NACIONALE

ShBA kundërshton referendumet në Ukrainë: Nuk do t’i njohim kurrë

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Këshilltari për sigurinë kombëtare të ShBA-së, Jake Sullivan tha se shpallja e votave në Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson, për të cilat analistët thonë se është një pararendës i mundshëm për aneksimin zyrtar të provincave nga Kremlini, është "një fyerje ndaj parimeve të sovranitetit dhe territorit si dhe integritetit që mbështet sistemin ndërkombëtar”:

“Ne e dimë që këto referendume do të manipulohen. Ne e dimë se Rusia do të përdorë referendumet e rreme si bazë për të aneksuar këto territore, qoftë tani, qoftë në të ardhmen.

Më lejoni të jem i qartë, nëse kjo ndodh, Shtetet e Bashkuara nuk do t'i njohin kurrë pretendimet e Rusisë për ndonjë pjesë të supozuar të aneksuar të Ukrainës. Ne kurrë nuk do ta njohim këtë territor si diçka tjetër veçse një pjesë të Ukrainës. Ne i kundërshtojmë pa mëdyshje veprimet e Rusisë,” u shpreh ai.

Lajme të ngjashme