ShBA kritikon Serbinë: Shkeli detyrimet e dialogut me projektligjin për Kosovën
Departamenti amerikan i Shtetit ka kritikuar Serbinë, duke thënë se ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit, me projektligjin për juridiksion gjyqësor në Kosovë dhe shpalljen e Kosovës “zonë e mbrojtjes së veçantë sociale”.
Në një përgjigje për REL, një zëdhënës i DASH ka thënë:
“Ne përsërisim mbështetjen e Qeverisë amerikane për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës në gjithë territorin e saj".
Tutje, ShBA ka përsëritur kërkesën për zbatim të Marrëveshjes së vitit 2023 nga të dyja palët.
“Kjo duhet të zbatohet. Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë, pa vonesa, zotimet që kanë bërë në Marrëveshjen e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit të raporteve, përfshirë themelimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe.” – ka thënë tutje ky zëdhënës.