ShBA-ja paralajmëron për hakmarrje të mundshme pas vrasjes së udhëheqësit të al-Qaeda-s - NACIONALE

ShBA-ja paralajmëron për hakmarrje të mundshme pas vrasjes së udhëheqësit të al-Qaeda-s

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje qytetarëve të tyre që të jenë vigjilentë për dhunë të mundshme anti-amerikane jashtë vendit pas vrasjes së udhëheqësit të al-Qaeda-s, Ayman al-Zawahiri.

Departamenti i Shtetit tha se vrasja e tij mund t’i nxisë përkrahësit e grupit al-Qaeda ose të grupeve të tjera terroriste që t’i vënë në shënjestër objektet dhe personelin amerikan.

“Departamenti i Shtetit beson se ka potencial më të lartë për dhunë anti-amerikane duke e marrë parasysh vdekjen e Ayman al-Zawahiri-t më 31 korrik 2022”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

“Informatat e tanishme sugjerojnë se organizatat terroriste vazhdojnë që të planifikojnë sulme kundër interesave të ShBA-së në disa rajone në mbarë globin”, thuhet më tej.

Lajme të ngjashme