ShBA-ja ofron deri në 10 milionë dollarë për të dhëna rreth dy shefave të kartelit meksikan Sinaloa
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për ata që ofrojnë të dhëna që do të çonin në arrestimin ose dënimin e ndonjërit prej dy personave që mendohet se janë sheaf të kartelit famëkeq meksikan, Sinaloa.
Lajmin për këtë shpërblim të majmë e bëri të ditur përmes një deklarate të enjten Departamenti i Shtetit i ShBA-së, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Bëhet fjalë për Rene Arzate-Garcia dhe Alfonso Arzate-Garcia.
Karteli Sinaloa është në mesin e karteleve më të mëdha dhe më të fuqishme të trafikimit të drogës me bazë në Sinaloa të Meksikës.
Historia e tij ka evoluuar nga një grup i vogël kriminel në njërën nga organizatat më të dhunshme të trafikimit të drogës në botë.
Grupi është themeluar në fund të viteve të gjashtëdhjeta nga Pedro Aviles Perez dhe fillimisht ishte përqendruar në trafikimin e kanabisit në Shtetet e Bashkuara.