ShBA-ja nis sulme hakmarrëse në Irak dhe Siri ndaj objektivave të grupeve pro-iraniane - NACIONALE

ShBA-ja nis sulme hakmarrëse në Irak dhe Siri ndaj objektivave të grupeve pro-iraniane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme të mëdha ajrore në 85 objektiva në Irak dhe Siri gjatë së premtes, derisa sipas CNN, ky është fillimi i asaj që ka gjasë të jetë një seri sulmesh në shkallë më të gjerë ndaj grupeve të mbështetura nga Irani.

Këto sulme, sipas mediave të huaja vijnë si përgjigje ndaj një sulmi me dron në Jordani nga militantët e mbështetur prej Iranit, i cili vrau tre anëtarë të shërbimit amerikan dhe u plagosën mbi 40 të tjerë.

Komanda Qendrore e ShBA-së ka konfirmuar nisjen e sulmeve përmes një deklarate.

“Forcat ushtarake të ShBA-së goditën më shumë se 85 objektiva, me avionë të shumtë duke përfshirë bombarduesit me rreze të gjatë të fluturuar nga Shtetet e Bashkuara. Sulmet ajrore përdorën më shumë se 125 municione precize.” – thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, raportohet se sulmet nisën menjëherë pasi presidenti amerikan, Joe Biden u takua me familjarët e ushtarëve të vrarë në Jordani.

Lajme të ngjashme