SHBA-ja mbështet Shqipërinë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka mbështetur vendimin e Shqipërisë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike për Republikën Islamike të Iranit.
Përmes një deklarate për mediat, në përfundim të takimeve në kryesinë e Kuvendit, ambasadorja Kim ka deklaruar se kur aleati i tyre sulmohet, SHBA do të ndërmarrë veprime
“Ne kemi parë deklaratën e bërë nga kryeministri Rama sot në mesditë. Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë. Duhet të jetë e qartë, që kur miku ynë e aleati ynë Shqipëria është në sulm SHBA do të ndërmarrin veprime.”, ka deklaruar Kim.