ShBA-ja konfirmon dy rastet e para të lisë së majmunit te fëmijët
Dy rastet e para të lisë së majmunit te fëmijët janë raportuar nga zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara.
Njëri pacient është një fëmijë i vogël nga Kalifornia, ndërsa tjetri është një foshnjë që nuk është banore e ShBA-së, por që ishte duke kaluar nëpër Uashington, raporton BBC.
Qendrat për Kontrollimin e Sëmundjeve thanë se të dy fëmijët janë duke ia dalë mirë. Sipas kësaj agjencie, fëmijët nën moshën 8-vjeçar janë në rrezik nga lia e ashpër e majmunit.
Më shumë se 2.500 raste me li të majmunit janë raportuar në tërë vendin. Shumica e rasteve janë te burrat homoseksualë dhe biseksualë me kontakte të shpeshta seksuale.
Lia e majmunit nuk cilësohet vetëm si infeksion i transmetuar seksualisht. Ajo përhapet edhe përmes kontaktit të ngushtë me një person të infektuar.