ShBA-ja e aleatët e saj po e shqyrtojnë trajnimin e pilotëve ukrainas - NACIONALE

ShBA-ja e aleatët e saj po e shqyrtojnë trajnimin e pilotëve ukrainas

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po e shqyrtojnë trajnimin e mundshëm të pilotëve ukrainas si pjesë e përpjekjeve afatgjata për ta ndihmuar Kievin që t’i ndërtojë forcat ajrore në të ardhmen.

Komandanti i forcave ajrore amerikane, Charles Brown, pranoi se janë duke u zhvilluar diskutime, por nuk konfirmoi ndonjë vendim.

“Dëshiron që të ndërtosh një plan afatgjatë për atë se si t’ua ndërtosh forcën e tyre ajrore dhe forcën ajrore që do t’u nevojitet në të ardhmen”, tha ai për agjencinë “Reuters”.

Me dhurimin e armatimit kundërajror nga Perëndimi, Ukraina ka mundur t’ia parandalojë Rusisë përdorimin e forcave shumë më të avancuara ajrore për të vendosur mbizotërim në qiell.

Sidoqoftë, Ukrainë është munduar edhe që të largohet nga varësia nga aeroplanët rusë duke siguruar aeroplanë luftarakë amerikanë dhe trajnime për pilotët e vet.

Lajme të ngjashme