ShBA godet 170 objektiva në Iran gjatë dy ditëve të fundit, raportohet për 14 të vrarë - NACIONALE

ShBA godet 170 objektiva në Iran gjatë dy ditëve të fundit, raportohet për 14 të vrarë

20 orë më parë

nga NACIONALE

ShBA-ja dhe Irani tashmë kanë hy në një valë të re sulmesh, pas prishjes së armpushimit për të cilën Prssidenti Trump deklaroj i acaruar nga Samiti i NATO-s.

Ushtria amerikane ka deklaruar se goditi të paktën 170 objektiva në Iran gjatë dy ditëve të fundit, pasi Presidenti Donald Trump deklaroi se mendonte që marrëveshja e armëpushimit kishte “mbaruar”, duke lënë më shumë pyetje sesa përgjigje në lidhje me të ardhmen e negociatave dhe kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit.

ShBA-të thanë se goditën rreth 90 objektiva ushtarake në raundin e fundit të sulmeve kundër Iranit gjatë natës deri të enjten. Kjo vjen pasi ushtria amerikane goditi 80 objektiva një natë më parë.

Shumica e sulmeve kishin në shënjestër bregdetin jugor të Iranit, megjithëse disa ishin më në brendësi dhe në veri. 14 persona janë vrarë dhe 78 të plagosur në dy ditët e fundit, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit.

Lajme të ngjashme