ShBA do të ndajë edhe 3 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën
Sipas një zyrtari amerikan, CNN shkruan se ShBA do të shpallë një paketë ndihme sigurie deri në 3 miliardë dollarë për Ukrainën, ditën e mërkurë që është Dita e Pavarësisë së vendit dhe shënon gjashtë muaj nga fillimi i luftës.
Kjo paketë, e raportuar për herë të parë nga Associated Press, është shumë më e madhe se çdo paketë e e mëparshme amerikane që nga fillimi i luftës.
Sipas zyrtarit, paketa vie nën Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI) dhe do të përfshijë aftësitë e mbrojtjes ajrore perëndimore, një sasi të madhe municionesh, si dhe trajnime dhe mirëmbajtje.
