Shala kritikon Amerikën, e përmend rezistecën e popullit të Kosovës ndaj ShBA-së - NACIONALE

Shala kritikon Amerikën, e përmend rezistecën e popullit të Kosovës ndaj ShBA-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Krenar Shala, analist i afërt me LVV-në, ka komentuar lajmet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në disa organizata ndërkombëtare.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk kontribuon në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

“Ky veprim i ShBA-ve nuk kontribuon në arritjen e objektivave afat-gjate të saj në Ballkan dhe do ta largoj edhe ma shumë Kosovën drejt synimit të saj për t'i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.” – shkroi ai.

Madje z. Shala paralajmëroi rritje të rezistencën se popullit të Kosovës ndaj Amerikës.

“Ky veprim vetëm sa do ta rrisë edhe më shumë rrezistencën e qeverisë dhe popullit të Kosovës për zbatimin e Bashkësisë së Komunave Serbe pa një marrëveshje të përgjitshme që përmban njohjen reciproke në qendër të cilën e kanë kërkuar dhe Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Kancelari Olaf Scholz.” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme