E pabesueshme, dorëzohet Krenar Shala: Le të nënshkruhet Asociacioni
Krenar Shala, analist pak i njohur në skenën mediale, ka shkruar një status, me të cilin ka çuditur të gjithë redaksinë e gazetës Nacionale. Në një postim që përmban 5 fjali, z. Shala ka bërë kapërcimin e madh karshi Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Nga një kundërshtar i Asociacionit, ai tashmë ia ka dhënë dritën e gjelbër nënshkrimit të tij.
“Asociacioni le të nënshkruhet po fillimi i zbatimit të tij duhet të bëhet kur te njeh Serbia Kosovën.” – shkroi ai.
Por z. Shala ka tërhequr vërejtjen për një çështje.
“Nuk bon me e përsërit gabimin e njejtë si me Planin e Ahtisarit ku Kosova merr obligime e masnej detyrohet që, në emër të njohjes, ta hapë pakon siç osht tu na ndodhë aktualisht.” – vazhdoi ai.