Shala i PDK-së: Trepça ndërpret punën, Qeveria nuk ka plan e as ide për Trepçën dhe industrinë minerare - NACIONALE

Shala i PDK-së: Trepça ndërpret punën, Qeveria nuk ka plan e as ide për Trepçën dhe industrinë minerare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se Trepça nuk është duke punuar që nga data 14 qershor.

Ai ka thënë se punimet janë ndalur në minierën e Stantërgut, teksa ka fajësuar menaxhmentin dhe qeverinë.

Tashmë po vërtetohet që kjo Qeveri jo vetëm që nuk ka kuadro, por nuk ka plan e as ide për Trepçën dhe industrinë minerare.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Trepça ndërpret punën.

Nga data 14 Qershor 2024, në minierën e Stantërgut është ndërprerë procesi i punës.

E habitshme dhe e paspjegueshme se si Menaxhmenti i kësaj ndërmarrje dhe Qeveria, mundohen ta mbajnë të fshehur çështjen e ndërprerjes së punës. Ky veprim paraqet shkallë të lartë të humbjeve ekonomike për ndërmarrjen Trepça, e njëkohësisht edhe shkallë të lartë të rrezikut për gjendjen e përgjitshme për sigurinë në minierë.

Tashmë po vërtetohet që kjo Qeveri jo vetëm që nuk ka kuadro, por nuk ka plan e as ide për Trepçën dhe industrinë minerare.

Nëse vazhdohet me këtë logjikë të kësaj Qeverie, dëmet strategjike për sektorin dhe Trepçën do të jenë katastrofale!

Lajme të ngjashme